Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur ditën e sotme ngushëllimet e tij pas sulmeve në Jerusalem, ku ndërruan jetë 7 persona.

Lideri ukrainas tha se mes viktimave ishte dhe një shtetase nga Ukraina.

“Ne ndajmë dhimbjen e Izraelit pas sulmeve terroriste në Jerusalem. Mes viktimave është edhe një grua ukrainase. Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave”, ka shkruar ai në Twitter.

“Krimet u kryen në mënyrë cinike në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Terrorizmi nuk duhet të ketë vend në botën e sotme. As në Izrael dhe as në Ukrainë”, ka shkruar Zelensky.

Ushtria izraelite tha se ishte duke forcuar forcat në Bregun Perëndimor të pushtuar, një ditë pasi një person i armatosur palestinez vrau shtatë persona në periferi të Jerusalemit dhe një person tjetër i armatosur sulmoi qytetin sot duke plagosur dy