Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në News24 audio regjistrimin e “21 janarit” ku dëgjohet komunikimi në radio i drejtuesve të gardës.
“Është regjistrim nuk është përgjim dhe është shumë i gjatë. Familjes ia kam çuar kasetën e plotë, e disponon familja Nika. Ky është vetëm një fragment i materialit. Ne tani e gjetëm, po ta kisha gjetur më parë do ta kisha bërë publike më parë”, tha gazetari Artan Hoxha.
Në këtë audio dëgjohet ndër të tjera:
–Të porta numër 5
–Është prishur porta, po tentojnë të futen brenda
—Dëgjon..
—Dëgjoj…
—Hajde pak tek kolonat
—Mbrapa ku rrinë ministrat
—Largohu..
—Çfarë ka drejtor
—Këtu jam tek kolonat…
“Kaseta origjinale, që e ka të plotë e disponon familja Nika. Unë kam dorëzuar në polici çfarë unë kisha në dispozicion, më tej nuk jam i autorizuar. Kam kërkuar të vihen në hetim nga i pari tek i fundit. Për të ndihmuar hetimin, se këtu prevalon hetimi më shumë se detyra ime si gazetar, kurse familja Nika e disponon të plotë dhe ka thënë që do ta vërë në dispozicion vetëm të SPAK”, tha Hoxha.