Ish- kreu i Gardës së Republikës, Arben Çuko ka zbuluar telefonatën që ka pasur me Edi Ramën gjatë protestës së 21 janarit 2011.
Ai thotë se Rama e ka telefonuar më shumë se 5 herë dhe i ka kërkuar që turma të tërhiqej nga Kryeministria dhe të spostohej nga gardhi për të mos lejuar përplasjet e mundshme.
Çuka shtoi se si drejtues i Gardës është përballur me protesta shumë herë, por kurrë askujt sipas tij nuk i ka shkuar ndërmend të qëllonte mbi shqiptarët.
“Kam qenë pjesëmarrës shumë aktiv dhe po ju them që mua edhe disa kolegëve të tjerë, Rama atë ditë më ka marrë në telefon mbi 5 herë. “Arben bëj çfarë është e mundur që njerëzit të tërhiqen nga Kryeministria, bëj ç’të jetë e mundur që të mos ketë asnjë protestues tek hekurat”. Më ka marrë gjatë protestës mbi 5 herë.
E ripërsërish edhe një herë që në rolin e komandatin e Gardës që ju i quani të dhunshme, unë i kam kaluar çdo darkë. 21 janari kishte një veçanti që u zgjat në kohë, por dhuna ka qenë gurët dhe përplasjet me policinë.
Unë jam lënduar vetë në 7 shkurt të 2004, që ma sollën Pjetër Arbnorin tek dera. As nuk na shkote në mend që të thoshin gjuaj shqiptarin. E para ishte moralisht nuk mund të vrasësh një shqiptar që proteston“, tha Çuko.