Milan “lan duart” me Kupën e Italisë që në fazën e 1/8, Torino i shkaktoi një surprizë të hidhur brenda në “San Sario”. Stefano Pioit i kushtoi jo pak rotacioni i pjesshëm që kishte bërë, ekipi i tij e kishte të vështirë të ishte i rrezikshëm ndërsa “demat” bënë lojën e tyre.
Koha e rregullt prodhoi pak emocione, pak raste për shënim, ndërsa Torino mbeti me 10 lojtarë pas minutës së 70-të. Pioli hodhi në fushë peshat e renda me shpresën për të mbyllur llogaritë brenda kohës së rregullt, por pa sukses.
Në shtesë, lëvizja fituese shkoi për Juric i cili hodhi në fushë Adopo, me mesfushorin francez që finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë në minutën e 114, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Stefano Pioli nuk e fsheh zhgënjimin për ketë eliminim të parakohshëm:
“Është një zhgënjim i madh, dëshironim të kalonim më tej këtë turn, por nuk ia dolëm, më vjen keq. Ne synojmë të jetë konkurrues në çdo kompeticion, duhet të zgjohemi dhe të vijojmë përpara më të vendosur, në kampionat dhe në Superkupë”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.