Ekspertë në Indonezi dhe mjekë në mbarë botën po paralajmërojnë njerëzit kundër konsumimit të azotit të lëngshëm sepse më shumë se 20 fëmijë u dëmtuan pasi provuan trendin “fryma e dragoit” që është viral në TikTok.
Fëmijët pësuan djegie në lëkurë, dhimbje të forta stomaku dhe helmim nga ushqimi pasi konsumuan karamele me azot. Karamelet zhyten në azot të lëngshëm për të krijuar një efekt avulli kur hahen.
Përdorimi i azotit të lëngshëm në përgatitjen e ushqimit nuk është i paligjshëm. Kuzhinierët shpesh përdorin avujt për të krijuar efekte kur shërbejnë pjatat.
Megjithatë, kur nuk përdoret siç duhet, mund të jetë i rrezikshëm, sidomos për fëmijët.