ritan Shehu, deputeti mbeshtetes i Berishes i perjashtuar sot nga grupi parlamentar prej Alibeajt ka reaguar me tone ironike, duke bere thirrje per ta shpetuar kreun e grupit parlamentar, pasi eshte renduar shume.
Në një postim në Facebook, Shehu thotë se rënduar shumë nga shëndeti mendor dhe e përfytyron veten si lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.
Me tone ironike, Shehu i këshillon kolegët deputetë që janë pjesë e grupit të Alibeajt që ta çojnë kreun e grupit parlamentar që të “mjekohet tek të sëmurët”.
Deputeti demokrat ka dhe një këshillë për kolegët e tjerë që të mos e ndjekin shembullin e Alibeajt pasi do të vuajnë nga e njëjta “sëmundje”.
Postimi i Tritan Shehut:
Te shpetojme Alibejan!
Ai eshte renduar shume, ne menyre galopante!
Ndoshta i ka bere keq edhe Viti i Ri, gjeli, a dicka tjeter…
Deliret e tij mendore, perceptimet e tij te deformuara per realitetin, po e cojne shume larg ne “semundjen” e tij.
Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjeter i ngjashem.
Apo si gjeli mbi kotec, qe tremb pulat pereth….
Kjo e fundit me duket me reale, me e vertete!
Por pavaresisht nga “figura” qe imagjinon per vehten e tij, ai ka perceptime te deformuara, iluzione, delire.
Qe e cojne pastaj ne kete shkalle keqesimi te “shendetit mendor”!
Eshte renduar fort i shkreti kohet e fundit, duke tejkaluar ne thellesi e ritem shume edhe nga parashikimet qe kisha per ecurine e tij shendetesore!
Deri sa arrin te firmose te tilla pacavurre….si simptom e “semundjes” se rende te tij!
Dhe kete e ben atehere kur te gjithe po punojne, perpiqen per tejkalimin e ndarjeve.
Ndarje te cilat ai vete i ka “zyrtarizuar” me ate cope leter, qe firmosi per here te pare si “kryetar” i grupit, i caktuar nga….
Sidoqofte nje keshille per koleget e tjere opozitare:
Megjithate mos e denigroni ate, mos e agresoni se semundja keshtu vetem rendohet, por:
1-Cojeni me “butesi” aty ku mjekohen keta te “semure”.
2-Vetem me kujdes, mos i qendroni shume afer, se ndoshta keto “semundje” mund te jene edhe ngjtese ne disa raste. Sa per te tjerat vetem mund te qeshes me nje karrikature te tille!