Pasi gjykata pranoi pushimin e çështjes për bashkimin e dy statuteve të PD-së, grupi i Enkelejd Alibeajt ka paraqitur një tjetër kërkesë në Gjykatën e Apelit.
Partia Demokratike e përfaqësuar nga Alibeaj, ka kërkuar në Gjykatën e Apelit përshpejtim për ankimimin bërë pak kohë më parë lidhur me vendimin e e gjyqtarit Agron Zhukri që njohu Kuvendin e grupit të Rithemelimit më 11 dhjetor.
Kujtojmë se me vendim të gjyqtarit Agron Zhukri, Gjykata njoftoi se pranimin e kërkesës së PD përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të kësaj partie dhe depozitoi vendimet e Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor duke regjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike vendimet e marra nga ky Kuvend. Vendime që kishin të bënin me ndryshimin e statutit, logos dhe shkarkimin e gjithë strukturës drejtuese të partisë që nga kryetari Lulzim Basha.
Vendimi i gjykatës u kontestua asokohe nga Enkelejd Alibeaj, i cili e konsideroi atë të pazbatueshëm dhe e ankimoi në Gjykatën e Apelit, ndërsa akuzoi gjyqtarin Zhukri për shpërdorim detyre.