Ushtria ukrainase tha të mërkurën se ka rrëzuar më shumë se 540 drone Shahed që nga shtatori i vitit të kaluar dhe rreth 500 raketa lundrimi.

“Gjatë dy orëve të para të natës të këtij viti, mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 100% të dronëve, përkatësisht 84 njësi”, sipas Qendrës Ushtarake Mediatike të Ukrainës. Mediat e huaja raportojnë se sipas një vlerësimi të inteligjencës ukrainase, janë gjetur vetëm 136 dronë të rrëzuar.

Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur sulmesh me drone Shahed ndaj Ukrainës.