Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur Belind Këlliçin, kandidatit nga ‘Rithemelimi’ për kryeqytetin, ‘Luli i radhës’ dhe ‘Pudra e Saliut’, duke thënë se nuk e merr fare parasysh për aq kohë sa nuk vjen nga PD-ja zyrtare.
“S’kam asnjë koment, i kemi parë 5 majin, Astir, shkojnë nga humbja në humbje dhe festojnë sikur kanë fituar. Kam një ftesë që hajde bëjmë debat, diskutojmë temat, por kjo kultura e sharjes dhe vulgaritetit nuk shkon, imagjino të kishte kandidat në një vend tjetër që u thotë banorëve ‘mos dil nga pallati’, por tani që ra tërmeti sa mirë që nuk ishin ty dhe do thonin ‘i vrau Edi Rama dhe Erion Veliaj’.
Iu bëj thirrje mos u tallni me njerëzit, dhe pastaj i braktisni dhe është detyra e Bashkisë së Tiranës. Nuk ka rëndësi si quhet Luli i Radhs, por ne me një përfaqësues që vjen nga një ‘Non Grata’, ne nuk ulemi, por që ne t’i bëjmë legjitimitet Berishës që gjithë bota i ka vënë kryq. Të presim të gjithë kandidatët, do punojmë vetëm me partinë zyrtare, nëse Saliu e ka gjetur pudrën e radhës, kjo është punë e tyre”, tha Veliaj.