Aktorja e njohur, Olta Gixhari, duket se ka shënjestruar ‘viktimën” e radhës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Ditët e fundit ajo ka debatuar kryesisht me Luiz Ejllin, por së fundmi ajo ka pasur një përplasje edhe me gazetarin, Ronaldo Sharka.
Olta i ka thënë hapur atij që ajo ka “pushtetin” për ta nxjerrë nga shtëpia.
“Nëse ka një njeri që mund të të përzëri nga këtu jam unë. Vetëm unë mund të të përzë nga kjo shtëpi. Mos më nevrikos deri në pikën që ti vë vetes detyrë që të të përzë”- i tha Olta-Ronaldos.
Olta Gixhari është futur me synime të qarta në “Big Brother Vip”. Aktorja është e vendosur që do ta fitojë këtë edicion.
Këtë bindje të saj nuk heziton ta thotë me zë të lartë para banorëve të tjerë, ndonëse është herët për të folur për fituesin.
“Do të çoj në finale,”-i tha Bjordi Oltës. Ndërsa kjo e fundit i kthehet duke i thënë se po flet me fituesen.