Granada fitoi 1-0 me FC Cartagena për javën e 22 në La Liga 2 në Spanjë. Ndeshja u vendos nga goli i Myrto Uzunit në minutën e 70 nga pika e bardhë e penalltisë. Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku ishin kundërshtarë në këtë duel, me beratasin që vendosi fatin e ndeshjes.
Dueli ishte i luftuar dhe me raste, teksa u zhbllokua vetëm 20 minuta nga fundi i ndeshjes. Uzuni nuk gaboi nga 11 metra, duke i dhënë tri pikë të tijve. Beratasi ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes, teksa Sadiku i la vendin Ortuno pas 61 minutave.

Myrto Uzuni është treguar deçiziv për të tijtë këtë sezon me 13 golat e shënuar, duke qenë në garë për trofeun e “Këpucës së Artë”. Me 35 pikë, Granada mban vendin e 5 në klasifikim, duke qenë në garë për ngjitjen në La Liga. Cartagena ndodhet në vendin e 10-të me 32 pikë.