Kristo Myftari 30-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur disa herë duke vjedhur në një market shishe me pije alkoolike.

Siç shihet nga pamjet 30-vjeçari i merr shishet e alkooli, i fsheh në xhup e më pas largohet pa u shqetësuar.

Sipas policisë rezulton se 30-vjeçari është autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera, të të njëjtit artikull, në markete të ndryshme, në qytetin e Durrësit, të ndodhura më 5, 7 dhe 12 janar 2023.

Po ashtu është arrestuar edhe Gerald Ramaj, 35-vjeç banues në lagjen nr. 13, Durrës. Sipas policisë se ky shtetas ka vjedhur me dhunë, xhiron ditore (10 000 lekë të rinj) në një biznes (furrë buke), në lagjen nr. 2.