Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës, ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Kreu i qeverisë është takuar në Zvicër me dy shqiptarë të Kosovës që janë pjesë e ushtrisë zvicerane. Teksa ndan një video bashkë me Florimin dhe Bujarin, kreu i qeverisë tregon se kush e mbron sot Zvicrën.
Rama: Nuk është vetëm kombëtarja zvicerane është edhe ushtria zvicerane.
Qytetarët: Unë jam Florimi dhe vij nga Kosova unë jam Bujari Nga Presheva!
Rama: Urdhëro ja kush e mbron Zvicrën! Përshëndetja nga Davosi.