Ditët e fundit është shtuar fluksi i qytetarëve që i drejtohen specialistit me simptoma virozash agresive.

Sipas mjekes, Bruna Shiroka, numri i pacientëve që paraqiten në një qendër shëndetësore arrin deri në 30 në ditë.

“Që prej javës së fundit të vitit të kaluar dhe këto 2 ditë që ka nisur puna, ne shohim një rritje të sëmundjeve akute që i vlerësojmë si viroza. Kemi viroza me agresivitet nga format mesatare në më të rëndat. 30 vetë me sëmundje akute të vizituar në 1 ditë, është një shifër e konsiderueshme.”

Anashkalimi i vaksinës antigrip veçanërisht nga të rinjtë apo edhe nga ata me sëmundje kronike, ka patur impakt negativ në këtë situate.

“Për fat të keq, është kjo grupmoshë e cila i ka anashkaluar vaksinimit me vaksinën e gripit. Ajo pjesë e popullatës, sidomos të sëmurët kronikë, sidomos pacientët me moshë mbi 60 vjeç, rekomandohet në mënyrë absolute”, shprehet mjekja Bruna Shiroka.

Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, po bashkëqarkullon gripi dhe Covidi së bashku, por gripi është më dominues.

“Ka bashkëqarkullim të Covidit dhe të gripit. Pra, aktualisht mbizotëron qarkullimi i gripit dhe qarkullimi i gripit i është rikthyer modelit të qarkullimit të zakonshëm stinore, njësoj si në vitet para pandemisë”, thotë Artan Simaku.

Specialistët theksojnë se javët në vijim pritet të ketë një përkeqësim të situatës së virozave dhe gripit, e piku i tyre mund të jetë fundi i Janarit