Vonesa për dërgimin e tankeve në Ukrainë ka shkaktuar reagime nga vetë presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë.
Së fundmi, një nga këshilltarët e Zelensky-t ka thënë se vonesat për dërgimin e tankeve të tipit Leopard 2 në Ukrainë, po kushton jetë.
Përmes një postimi në Twitter, Mykhailo Podolyak shprehur zhgënjimin e rij për qtë që e ka quajtur “pavendosmëri globalë”, për furnizimin me armë në Ukrainë.
“Ju do ta ndihmoni Ukrainën me armët e nevojshme gjithsesi dhe do të kuptoni se nuk ka asnjë alternativë tjetër për t’i dhënë fund luftës përveç humbjes së Rusisë. Por, pavendosmëria e sotme po vret më shumë nga njerëzit tanë. Çdo ditë vonesë është vdekja e ukrainasve. Mendoni më shpejt”, ka shkruar Podolyak.
Ky reagim vjen pasi ,presidenti i SHBA-ve, Joe Biden në një prononcim për shtyp u shpreh se “Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i nevojitet”, në përgjigje të një pyetjeje nëse ai mbështet Poloninë në dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.