Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tërheq vëmendjen Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore që të plotësojë boshllëkun ligjor për të bërë të mundur votën e emigrantëve.

Përmes një kërkese zyrtare, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se është detyrimin e Kuvendit për plotësimin e kuadrit ligjor brenda vitit, sikurse ka vendosur më herët edhe Gjykata Kushtetuese.

“Plotësimi i boshllëkut ligjor në lidhje me votimin nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur, krijon kushtet objektive për KQZ Shqipëri për miratimin e akteve përkatëse nënligjore, si dhe përgatitjen e kushteve për realizimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e radhës për Kuvendin” thuhet në kërkesën e KQZ.