Mesfshori shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës Xherdan Shaqiri mund të kthehet sërish të luajë për një klub në Europë. Sipas mediave turke, Shaqiri mund të transferohet tek Trabzonspor. Aktualisht ai luan për Çikago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rikujtojmë që mesfushori bëri një paraqitje fantastike në Kupën e Botës ku ndërkohë shënoi edhe golin e parë për Zvicrën kundër Serbisë. Xherdan Shaqiri ka luajtur për Bazelin, Liverpulin, Interin dhe Bajern Mynih.