Përmasat e tërmetit shkatërrues të këtij 6 shkurti, na kthejnë pas në kohë, kur të paktën 12 tërmete në kohë të ndryshme, kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit. Vetëm në Turqi, rezulton se në 122 vitet e fundit janë regjistruar mbi 200 tërmete të fuqishme, nga shkalla 6.6 Rihter në 7.9 që ishte i fundit. Tërmeti më i gjatë në kohë që në kohën kur shkenca arriti të masë intensitetin e tyre, ka ndodhur në ishullin indonezian Sumatra në vitin 2004, ku lëkundjet zgjatën plot 10 minuta. Me një magnitudë mes 9.1-9.6 ballë, tërmeti preku edhe 4 vende të tjerë dhe humbën jetën rreth 230 mijë njerëz. Mbi 1 milion të tjerë mbetën të pastrehë.
Në Kili, në vitin 1960 u regjistrua një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 9,5 ballë të shkallës rihter. Tërmeti u ndje deri në Japoni e Filipine. Më shumë se 2,000 njerëz humbën jetën. Tërmeti i Alaskës në vitin 1964, i shkallës 9.2 rihter zgjati 3 minuta. Ai shkaktoi tsunami me dallgë prej 16 metra dhe një shpërthim vullkani. Për fat të mirë nuk pati numër të madh viktimash për shkak se zona ishte e pabanuar.
Japonia u përball me tërmetin më të madh në historinë e saj në vitin 2011, i magnitudës 9.1 rihter. Dallgët arritën 40.5 metra dhe ishin efektive në një zonë prej 10 kilometrash nga bregu në pjesën e brendshme. Tërmeti i pestë më i fuqishëm u regjistrua në Rusi, në vitin 1952, i madhësisë 9 ballë të shkallës rihter. Tërmeti i 6 më i fortë në histori është regjistruar sërish në Kili me madhësi 8.8 ballë, zgjati 1.5 minuta, në 2010. Nga tërmeti humbën jetën më shumë se 700 persona.
Në vend të tetë është tërmeti 8.8 ballë i regjistruar në vitin 1906 në Ekuador dhe Kolumbi. Tërmeti vrau më shumë se një mijë njerëz. Një tjetër tërmet goditi ishujtë “Rat’ në Alaksa, në 1965, me magnitusë 8.7 rihter. Dallgët shkuan deri në 16 metra, por fatmirësisht pa dëme të mëdha në njerëz. Në vitin 2005, sërish ishulli Sumatra në Indonezinë veriore u trondit nga një tërmet i fuqisë 8.6 ballë, duke shkaktuar cunam dhe 1 300 viktima. Në vitin 1950, tërmeti goditi Tibetin në rajonin e Assamit me magnitudë 8.6 rihter. Lëkundjet sizmike shkaktuan dëme të mëdha materiale, ndërsa 1526 veta humbën jetën dhe mijëra u plagosën.
1. Valdivia Earthquake (1960)– 9.5 (KILI)
2. Great Alaska Earthquake (1964)– 9.2 (ALASKA)
3. Sumatra Earthquake (2004)– 9.1 (INDONEZI)
4. Tōhoku Earthquake (2011) – 9.1 (JAPONI)
5. Kamchatka, Russia Earthquake (1952) – 9.0 (RUSI)
6. Maule(Chile) Earthquake (2010)– 8.8 (KILI)
7. Ecuador-Colombia Earthquake(1906)– 8.8 (EKUADOR E KOLUMBI)
8. Rat Islands Earthquake(1965) – 8.7 (ALASKA)
9. Assam-Tibet Earthquake (1950) – 8.6 (TIBET)
10. Sumatra Earthquake (2012)– 8.6 (Indonezi)