21 persona kanë rezultuar pozitive me Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë nga 517 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 14 raste janë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Korçë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Skrapar.
ADVERTISING
Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,678 që nga fillimi i epidemisë.