Ka njerëz që dëshirojnë stabilitet në jetën e tyre, ndërsa dëshira e tyre për familje është e fortë dhe fillon herët. Megjithatë, ka nga ata që dëshirojnë të vonojnë një angazhim zyrtar dhe të shijojnë jetën e tyre sa më shumë që të jetë e mundur para se të arrijnë të thonë po-në e madhe. Karakteristikat e shenjave duket se na japin sërish përgjigjen se cilat shenja priren të martohen herët dhe e duan angazhimin dhe martesën dhe nga ana tjetër cilat shenja priren të martohen në moshë më të madhe.
3 shenjat e zodiakut që martohen më vonë në jetë:
Dashi
Ndonëse një Dashi është shumë impulsiv, në çështjet e martesës dhe angazhimit do të kërkojë shumë për të gjetur personin më të përshtatshëm. Ai beson se duhet të takohet dhe të mësojë shumë përpara se të finalizojë lidhjen e tij. Kjo ka si efekt që një Dash të jetë më shumë “gjuetar”, diçka që vazhdon për shumë vite të jetës së tij, derisa më në fund të ndihet gati apo të ketë gjetur personin e duhur për ta shoqëruar në jetë. Pra Dashi është një proces që kërkon kohë dhe përvoja.
Binjakët
Binjakët kanë nevojë për shumë stimuj të ndryshëm për t’i mbajtur ata vigjilentë. Nëse do të mund të takonin miliona njerëz, do ta bënin. Ata duan të shohin, njohin, eksplorojnë dhe përjetojnë. Ata mund të mërziten shumë lehtë dhe vazhdimisht kanë nevojë për diçka të re për t’i freskuar dhe të mos ndihen të lënë pas dore. Zakonisht vendosin standarde të larta dhe kërkojnë shumë kohë për të gjetur një partner ideal, ndaj martesa nuk është në planet e tyre të afërta.
Ujori
Ujori është një shenjë që nuk u beson lehtë njerëzve dhe nëse ka një gjë që ata duan, është liria e tyre. Ata njihen si progresivë, të pavarur dhe inteligjentë, gjë që i frenon ata të ecin vazhdimisht përpara dhe të evoluojnë. Një Ujor është plotësisht i vetëdijshëm se sa shumë e vlerëson lirinë e tij dhe mendon se martesa mund t’ia heqë atë. Ata e shijojnë veçanërisht jetën e lirë, ndërsa kur vendosin të angazhohen, kanë nevojë për një partner që u jep hapësirë në marrëdhënien e tyre. Ujori gjithashtu nuk e vlerëson traditën aq shumë sa shenjat e tjera, ndaj martesa nuk është e nevojshme për të.