Kryeministri Edi Rama dhe homologu japonez, Fumio Kishida janë duke zhvilluar një deklaratë të përbashkët për media. Vizita e Ramës në Japoni vjen në kuadër të 42- vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë.
Kreu i qeverisë bëri me dije se është firmosur marrëveshja për ngritjen e dhomës së tregtisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha se mes dy vendeve janë firmosur disa marrëveshje, duke nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni.
“Morëm disa vendime për importin e tonit nga Shqipëria në Japoni dhe ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni. Shpresojmë që të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria dhe investimeve nga Japonia. Ne synojmë të përjetësojmë nisma për t;u mbësht
Do caktojmë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor. Pas kësaj konference gjatë darkës do diskutojmë për marrëdhëniet mes dy vendeve. Mjedisin e vështirë të sigurisë në Paqësor dhe rajon. Synoj t’i shpjegoj kryeministrit strategjinë e sigurisë të miratuar”-y shpreh kryeministri japonez, Fumio Kishida.