Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka folur për situatën e krijuar në Kuvend në seancat e fundit nga opozita dhe tha se ende nuk është koha për të kaluar në dyfishim të masave ndaj tyre.

Duke ironizuar, Balla tha se seancat “do bllokohen besoj deri kur Sali Berisha të vijojë t’i bëjë presion drejtësisë me këtë qasje ndaj Kuvendit e me ato të ashtuquajturat protesta dhe me revolucionin e madh”.

Taulant Balla: Të paktën 7 deputetë të PS për deputetët në fjalë por dhe dy të tjerë bllokues të foltores i është drejtuar sërish Sekretariatit për Votimet për të shqyrtuar kërkesën për marrjen e masave disiplinore se unë mendoj që rregullat janë bërë për tu zbatuar nga të gjithë.

Kur një deputetët bllokon zapton pengon marrjen e fjalës për deputetë të tjerë, nuk besoj që është koha për të kaluar në dyfishim të masave me shpresën që do ketë ndërgjegjësim nga deputetët e foltores së PD dhe gjoja alibia qe nuk po zhvillohet mocioni me debat të shpresojmë që në datë 23 të kemi një seancë normale.

Seancat do bllokohen besoj deri kur Sali Berisha të vijojë t’i bëjë presion drejtësisë me këtë qasje ndaj Kuvendit e me ato të ashtuquajturat protesta dhe me revolucionin e madh.