Astrit Patozi tha se kur Partia Demokratike e copëtuar nuk mund të bashkojë votën, atëherë edhe ata çlirohen nga detyrimi dhe mund të propozojnë kandidatin e tyre.
“Figurën e zotit Shehi e shoh shumë më simpatike se figurën e Foltores, por të ishte për mua.
Sigurisht, unë mund të jem subjektiv. Ky është një vendim që pikë së pari është i zotit Shehi, nëse ai mendon që është një alternativë.
Unë mendoj që është figurë shumë simpatike për Tiranën, jo vetëm nga origjina e tij, por nga gjithë rrugëtimi i tij politik,” – u shpreh Patozi, që pak ditë më parë njoftoi koalicionin me Dash Shehin.
LZHK e Shehit dhe Bindja Demokratike e Patozit janë bashkuar për zgjedhjet e 14 majit.
Kujtojmë që në një sondazh të publikuar pak ditë më parë nga Eduard Zaloshnja, Dash Shehi, nëse do të kandidonte për Baskinë e Tiranës, do të merrte pothuajse të njëjtin numër votash sa Belind Këlliçi.