Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja Luljeta Bozo ka folur për situatën sizmologjike në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri, ku humbën jetën mijëra qytetarë.
Bozo shpjegon se nga të dhënat historike, tërmeti maksimal që mund të ketë ndodhur në vendin tonë është 7-7.1 ballë, teksa shtoi se zonat më të rrezikuara janë përgjatë bregdetit Adriatiko-Jonian.
“Nga të dhënat historike, tërmeti maksimal që mund të ketë ndodhur ka shkuar 7-7.1 ballë. Harta sizmologjike duhet ndryshuar. Zonat më të rrezikuara janë përgjatë bregdetit Adriatiko-Jonian. Aty ka çarje tektonike. Korja është e dobësuar. Kjo është çarja më e madhe.
Ne jemi në zonën e Adriatikut. Kemi tjetër natyrë. Ne jemi në një zonë që mbizotërojnë termet të cekëta. Maksimumi shkon deri më 50 km thellësi. Pas një tërmeti janë pasgoditjet që nuk janë më të forta se ai i pari. Tërmeti 7.6 është tërmet i dytë, jo pasgoditje. Ka një paralajmërim para tërmetit por është e shkurtër, saqë nuk arrin dot të veprosh. Më 26 nëntor, paralajmërimi ishte afër orës 4:00 dhe ai orës 7:00 ishte tërmet.
Qytetarët duhet ta kenë kuptuar që jetojmë në një vend që lëkundet, duam apo nuk duam. Në shtëpitë që banojnë të kërkojnë informacion për projektuesit dhe zbatuesit. Ke kemi godina mbi 60 vjeçare, këto duhet patjetër që ministria të ngrejë grupe të specializuara për t’i verifikuar nëse qëndrojnë dot apo jo para një tërmeti”, tha ajo në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” .