Autoriteti i Aviacionit Civil pret që në vitin 2025 pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport (TIA) të mos u nënshtrohen kontrolleve shtesë të sigurisë në aeroportet tranzit.

AAC bëri të ditur se në kuadër të aktiviteteve për zbatimin e “One Stop Security” në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u mirëprit me sukses Auditi Ndërkombëtar i Konferencës Europiane të Aviacionit Civil (ECAC).

“Së bashku me aktorët e sigurisë së aviacionit civil ne jemi besimplotë që në vitin 2025 pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA nuk do t’u duhen kontrolle sigurie shtesë në aeroportet tranzit”, bëri të ditur AAC.

Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) gjatë vitit 2022 dolën nga territori shqiptar 5.8 milionë shtetas shqiptarë. Mbi 2.5 milionë lëvizën përmes rrugëve ajrore, Rinasit ose Aeroportit të Kukësit.