Një aksident me vdekje ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, ku ka humbur jetën një 17- vjeçar. Enjo Saliaj, 17-vjeç, i cili po udhëtonte me motor, është përplasur nga një makinë me drejtues shtetasin A.F.
Enjo Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga nga vjerri në qershor të vitit 2021, Mexhit Picari. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.