Aksidenti tek Shallvaret, policia e Tiranës arreston drejtuesin e autobusit urban Agron Xhafa për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Një aksident i shumëfishtë ndodhi mesditën e djeshme pranë Urës së Tajvanit në kryeqytet.

Një autobus urban është përplasur me disa makina, duke krijuar një aksident zinxhir në aks. Mjetet kanë pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që pati të plagosur. Disa të tjerë janë lënduar lehtë dhe janë larguar nga vendngjarja.
Për pasojë, u bllokua lëvizja e mjeteve në një nga akset me qarkullimin të lartë në Tiranë.