Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka qenë i ftuar paraditen e kësaj të mërkure në emisionin “Breaking” në Top News. Ai ka folur mbi situatën politike në vend, ku sipas tij, Partia Demokratike ka një problem të brendshëm, që kërkon t’ja transmetojë të gjithë vendit. Moisiu deklaroi se këtë situatë e ka krijuar ish-kryeministri Sali Berisha, teksa pati kritika dhe sa i përket “revolucionit” të përmendur nga lideri demokrat.
Ish-kreu i shtetit deklaroi se problemi qëndron tek Komisionet Zgjedhore, që sipas tij duhet të depolitizohen. “Pse është krijuar kjo situatë? Sepse ne opozitë dhe pozitë kemi patur gjatë gjithë kohës. PD ka një problem të madh brenda vetes së saj. Berisha krijoi foltoren e famshme dhë arriti të krijojë këtë situatë. Ky është një problem i tyre dhe po përpiqen t’ia transmetojnë gjithë vendit, por nuk do t’ja arrijnë. Po përdoret fjala revolucion. Por, revolucion përdoret për të ndërruar sistemin.
Ne kemi një demokraci perëndimore, por në cilin vend të Europës kemi dëgjuar që të ndërrohet pushteti me revolucion, ndërrohet vetëm me votë. Sepse nuk është shumicë. Nëse nuk arrihet fitorja me votë, nuk je shumicë. Kjo është një pakicë që duhet të imponohet shumicës. Kjo është krejt e gabuar. Po unë e kuptoj, një forcë politike kërkon të marrë pushtetin, por duhet ta marrë vetëm me votë. Deri sa të na dalë një njeri me dy sy, Ramën aty do e kemi. Ne duhet të ndryshojmë Komisionet Zgjedhore. Ne Komisionet Zgjedhore i kemi partiake, ata i venë njerëzit e tyre aty për të mbrojtur votat e tyre. Ata nuk duan që të depolitizohen Komisionet Zgjedhore.
Ne jemi i vetmi vend në Ballkan që kemi në krye të politikës që kanë nga 30 vjet në politikë. Çdo gjë ka një kufi, jep kontributin dhe ik. Nuk mund ta bëjnë si puna e lopës që mbush kovën dhe i bie me shqel dhe e derdh. Edhe të rinjtë flasin me të njëjtën gjuhë si liderët e vjetër, madje edhe më egër. Të gjithë kanë kontribuar për këto arritje, pse duhet t’i venë shkelim. Në qoftë se ne duam të mbrojmë gabimet e së kaluarës, ato nuk mbrohen dot.
Në marrëdhëniet me amerikën, jemi popull më pro amerikan, dhe këtë gjë ne po e po e dimë, por e dinë dhe amerikanët dhe gjithë bota. Shkaktarët për këtë situatë janë të gjithë, Por Berisha ka një përgjegjësi të veçantë. Unë e dua dhe e respektoj, por dua t’ja them këto fjalë. Revolucioni është revolucion, do të thotë dhunë. Bëri dhunën në ’97-tën dhe na çoi 20 vjet mbrapa” -deklaroi Alfred Moisiu