Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë po regjistron shifra gjithnjë e më të tmerrshme: mbi 40.000 të vdekur të regjistruar, pa llogaritur të plagosurit dhe të zhdukurit ende të varrosur nën rrënoja.

Një situatë që po e përjeton si makth edhe Hakan Calhanoglu, i prekur dukshëm gjatë një minutë heshtjeje përpara ndeshjes Sampdoria-Inter. Mendimet për njerëzit dhe bashkombasit e tij janë të pashmangshme, teksa Turqia është duke u përballur me një tragjedi të madhe, që ka tronditur opinionin publik.

Mesfushori i Interit ka folur me rastin e episodit të fundit të ‘Le Iene’, të transmetuar mbrëmjen e së martës, duke nisur një apel të përzemërt për të mos harruar i ‘vëllezërit’ e tij, t’i ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë për shumëçka në këtë dramë të madhe.

“Unë quhem Hakan Calhanoglu, jam futbollist dhe kam lindur në Gjermani, por një zemër turke rreh brenda meje. Jam martuar me një vajzë me origjinë turke dhe po e rrisim vajzën tonë me vlerat e kulturës sonë.

Unë jam me krenari kapiten i kombëtares turke, sepse gjithmonë e kam menduar Turqinë si atdheun tim. Fatkeqësisht prej rreth 10 ditësh jeta ime ka ndryshuar, sepse nën rrënojat e shkaktuara nga ky tërmet i tmerrshëm që të gjithë e kemi parë në televizion, bashkatdhetarët e mi, fansat e mi, por mbi të gjitha vëllezërit e mi kanë nevojë për ndihmën tonë tani. Kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve ne.

Italia më priti dhe për fat të keq Italia e di se çfarë do të thotë të jesh i pushtuar nga një tërmet. Ndaj nuk do të ndalem, por ju kërkoj me gjithë zemër, pavarësisht mbështetjes, kombësisë dhe besimit tuaj, të na qëndroni pranë. Faleminderit, faleminderit për vëmendjen tuaj!”

Mes të zhdukurve është ende Christian Atsu, një lojtar i Hatayspor, fati i të cilit nuk dihet. Siç raportohet nga agjenti, atij i janë gjetur dy palë këpucë për momentin.