Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi foli sot për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi deklaroi se ka vetëm një Parti Demokratike, e cila nëse do të plotësojë kushtet për t’u regjistruar do të regjistrohet.

“Ka vetëm një PD, e cila nëse do të plotësojë kushtet për t’u regjistruar do të regjistrohet. Në dijeninë time nuk ka dy PD. Nuk mund të ketë dy PD me të njëjtin emër.

Kur të paraqitet kërkesa për regjistrim, do të vlerësojmë dokumentacioni për regjistrim dhe do të vlerësojm cilësitë e personave që paraqesin kërkesën.

Besoj se në datën 3, gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin se cili është organi udhëheqës i PD-së.

Besoj se është angazhim pozitiv i gjykatës për t’u disponuar për këtë çështje para se të fillojë procesi elektoral. Duhet të jetë e qartë se kush është organi drejtues i asaj partie.”, tha Celibashi.