Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës Arian Galdini ftoi qytetarët që ta mbështesin atë për zgjedhjet e 14 majit. Në një konferencë për mediat, Galdini tha se e kërkon votën si i djathtë dhe si opozitar i qartë me të majtat që janë Regjimi- Qeverisja- Opozitat. Galdini tha se kandidati i caktuar nga Meta dhe Berisha përfaqëson një të majtë tjetër.

“Unë inkurajoj qytetarët që t’i japin firmat për të gjitha partitë e reja dhe kandidatët të cilët deklarohen si përballës me Rregjimin. Dhe sigurisht ju bëj thirrje që të mbështesin Arian Galdinin si kandidatin e djathtë, si kandidatin e të Djathtës Humane për Kryetar Bashkie.
Kemi kandidatin e Partisë Socialiste Erion Veliaj që përfaqëson të majtën, kemi kandidatin e Ilir Metës dhe të Sali Berishës që përfaqëson prapë një të majtë tjetër, kemi edhe disa të tjera alternativa që janë diku mes të majtës dhe qendrës, e për rrjedhojë, Arian Galdini, sot për sot është i vetmi kandidat që vjen si i djathtë, konkuron si i djathtë, e kërkon votën si i djathtë dhe si opozitar i qartë me të majtat që janë Rregjimi- Qeverisja- Opozitat dhe të majtat alternative të reja të cilat ndonëse i përshëndesim për ekzistencën e tyre, njëkohësisht duam ti konkurojmë si të djathtë”, thekson Galdini.