Gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi transkriptin e një bisede mes drejtuesit të Gardës dhe vartësve të tij në 21 janar, ka komentuar faktin që SPAK refuzoi hetimin për këtë çështje duke shpallur moskompetencën.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha e quajti refuzimin “një lojë mes SPAK dhe Prokurorisë”. Ai deklaroi se do të publikojë së shpejti audion e plotë të komunikimit mes Ndrea Prendit dhe gardistëve, në TPZ.
“Që në momentin që e kemi publikuar, kam ndaluar te fakti që Prokuroria e Tiranës i ka ezauruar të gjithë mundësitë për të hetuar këtë çështje. Këtë duhet ta bëjë një prokurori speciale. Për fatin e madh, prokurori që e njeh këtë çështje, u zgjodh kryetar i SPAK. Zoti Dumani ka kërkuar pikërisht këtë gjë, që vrasjet janë bërë me dashje dhe urdhëe. Ndërkohë, vendimi i gjykatës i ka nxjerrë vrasje nga pakujdesia.
Çfarë kërkuam ne? Kërkuam që kjo çështje, që nuk është hetuar mirë dhe Prokuroria e Tiranës nuk e bën dot, pasi duhen thirrur të gjithë zyrtarët e lartë. Në moment që e merr SPAK-u do ti vihej në dispozicion këtë provë.
Ata bënë dy kallëzime, Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste, ndërkohë që nuk kishin nevojë për kallëzime të reja sepse ishte çështja.
Kur bëhet një kallëzim, prokurorja e merr dhe kthen përgjigje. Në këtë rast prokurorja e ka parë dhe ka thënë nuk mund të hetojnë dy prokurori të njëjtën gjë.
Kur dhashe deklarime në Policinë Gjyqësore, ata hetuesit më kërkuan, na jepni materialin se ja cojmë ne SPAK-ut. Ne ia çuam SPAK-ut dhe thanë jo duhet ta marrin ata poshtë. Nuk është vetëm ajo pjesë që kam nxjerrë, ka edhe të tjera.
Deri në zgjdhjet lokale, askush nuk është i interesuar që kjo çështje të zbardhet. Sot jemi në pjesën, që oficerët e policisë gjyqëore, thonë a do na i sillni atë? Aty u zhduk serveri…
Ne do ta transmetojmë patjetër, këtu në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Këta të merren sa të duan me lojën e prokurorisë dhe SPAK, por cfarë do të bëjnë me të vrarët, sepse i kanë pa autor?”, deklaroi Hoxha.