Autoritetet turke kanë kryer një valë arrestimesh të ndërtuesve të pronave të akuzuar për “neglizhencë” pas shëmbjes masive të ndërtesave nga tërmeti i javës së kaluar. Populli është i zemëruar dhe i ka hedhur fajin qeverisë, jo për fatkeqësinë natyrore, por për neglizhencën dhe pasaktësinë në ndërtime.
Ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag ka thënë se të paktën 134 persona po trajtohen si të dyshuar dhe nën hetim në lidhje me ndërtimin e ndërtesave që u shkatërruan gjatë tërmetit.
“Tre nga këta të dyshuar u arrestuan në pritje të gjyqit, shtatë prej tyre në paraburgim, shtatë të ndaluar nga udhëtimi. Neglizhenca e zbuluar, ne do të bëjmë atë që e kërkon ligji”, tha Bozdag.
Yasemin Didem Aktas, inxhinier strukturor dhe lektor në University College London, i tha CNN se ndërsa tërmeti dhe pasgoditjet e tij përbënin “një ngjarje shumë të fuqishme që do të sfidonte edhe ndërtesat në përputhje me kodin”, problemet e ndërtimit ekzistonin.
“Ajo që ne po shohim këtu padyshim që na tregon se diçka nuk është në rregull në ato ndërtesa, dhe mund të jetë se ato nuk ishin të dizajnuara në kod në fillim, ose zbatimi nuk ishte projektuar siç duhet,” tha Didem Aktas. “Ne po shohim gjithashtu në Turqi shumë shpesh që modifikimet pas përdorimit të ndërtesave komprometojnë sigurinë e tyre.”
Por ndërsa qeveria godet zhvilluesit, ndjenjat e zemërimit dhe pakënaqësisë vazhdojnë të rriten mes atyre që preken.