Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, në një deklaratë kërkoi nga opozita që të ndërgjegjësohet dhe mos të zaptojë më Foltoren. Megjithatë Balla u shpreh se seancat do të bllokohen sa kohë që berisha do të vijojë që ti bëjë presion drejtësisë.

Rregullorja e saktëson qartë se kur një deputet zapton foltoren masa disiplinore tregohet qartë. Nuk është zbatuar që komisioni sekretariati mund të dyfishojë atë masë. Nuk është koha për të kaluar në dyfishim të masave me shpresën se do të ketë një dyfishim të deputetëve nga ana e Foltores së PD-së. Të shpresojmë se në seancën e datës 23 të kemi një seancë normale. Masa u morën për bllokuesit e punimeve. Seanca do të bllokohen deri kur Berisha do të vazhdojë që ti bëjë presion drejtësisë.

Balla u shpreh se kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore do të shqyrtohet pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

‘Kuvendi u vu para një turpi pasi sollën firma që ishin të falsifikuara. Më 23 janar kemi vendosur ngritjen e komisionit për ndryshimet në komisionet parlamentare. Ju e mbani mend se të njëjtin qëndrim kam mbajtur edhe për një tjetër komision hetimor. Nuk bëhet fjalë se është çështja McGoniglal. Kur të transforohen vendimet e GJK do ta bëjmë një shqyrtim në thelb. Ne jemi të detyruara që të zbatojmë detyrimet e Gjykatës Kushtetuese.’- tha Balla.

Balla u shpreh se Partia Socialiste nuk tërhiqet në ligjin për amnistinë fiskale.