Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Elly Schlein për fitoren dhe zgjedhjen e saj në krye të Partisë Demokratike italiane.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan: “Sapo kam uruar miken time dhe të Shqipërisë Elly Schlein për fitoren e djeshme dhe zgjedhjen e saj në krye të Partisë Demokratike italiane. Jam i bindur se energjia e re e Elly Schlein në krye të opozitës, do ta forcojë Partinë Demokratike. Mezi presim të forcojmë bashkëpunimin edhe mes grupeve tona parlamentare”.