Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila është pjesë e delegacionit shqiptar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama në Japoni, takoi sot në Tokio drejtuesit e kompanisë PH Medicon. Sipas ministres, krijimi i urave të bashkëpunimit e rëndësishme për zhvillimin e teknologjisë.
“Me drejtuesit e kompanisë PH Medicon, e njohur për zhvillimin e sistemeve digjitale në fushën e shëndetësisë, me të cilët diskutuam mundësinë e sjelljes së teknologjive të fundit që ulin kostot dhe ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.