Ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi është akuzuar për përdhunim pasi dyshohet se ka ftuar një vajzë në shtëpinë e tij ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ishin me pushime në Dubai.
Prokurorët francezë po hetojnë mbrojtësin maroken Achraf Hakimi, pas sulmit të dyshuar më 25 shkurt. Një vajzë 23-vjeçare i tha policisë këtë fundjavë se ishte përdhunuar nga lojtari i PSG-së, por nuk dëshironte të bënte një ankesë.
Ajo u tha oficerëve se donte vetëm të “bënte një deklaratë përdhunimi”, por prokurorët tani po ndjekin personalisht rastin. Ata nisën një hetim për shkak të seriozitetit të akuzave dhe famës së Hakimit. Sipas Le Parisien, mbrojtësi 24-vjeçar filloi të fliste me gruan më 16 janar në Instagram.