Fatbardh Kadilli në studion e “Tirana Live” në ABCNEWS tha se Ilirja Celibashi u argëtua teksa foli për problemin me të cilin po përballet sot Partia Demokratike. Ai theksoi se Celibashi mbase me të drejtë zgjedh të argëtohet pasi këtë problematikë e kanë krijuar vetë demokratët “duke u përplasur dhe kacafytur me njëri tjetrin”.
“Qe një argëtim i zgjatur pse ai nuk ka një vendim. Ai u argëtua duke përsëritur të njëjtat fjalë. A krijon kjo problemin kjo, jo nuk e krijon, por problemin e kemi krijuar ne. Ne injoruam dy kuvende. Kjo zgjidhet ose politikisht ose ligjërisht. Ne e kemi krijuar këtë, sepse ai argëtohet duke treguar dramën e opozitës, sepse ne i kemi lënë shqiptarët pa një mundësi. Kur shohin se si jemi kacafytur”, tha a.
Për Kadillin, ajo që sot është e dhimbshme është fakti se askush nuk po jep zgjidhje për strategjinë si të ringrihet opzozita. Ai tha se Sali Berisha është një e shkuar dhe e shkuara s’mund të jetë alternativë politike përballë qeverisë së socialistëve. Ai theksoi se përçarja e opozitës mund t’i japë fitoren mazhorancës në 61 bashkitë e vendit.