Sali Berisha thotë se Rama dhe Balla janë përgjegjës për çdo akt armiqësor ndaj PD. Ndërkohë i drejtohet Gardës që ka rrethuar Kuvendin duke thënë se po të duan futen për 3 minuta në parlament por kanë zgjedhur që revolucioni i tyre të jetë paqësor.

“Betohem se ti (Taulant Balla) dhe Edi Rama do jeni përgjegjës për cdo akt armiqësor ndaj PD. Do të coj kudo që të ndodhesh e të fshihesh, do të të kapim e të të cojmë te Gentian Sharra. Nuk ka forcë që t’ju mbrojë. Lëri këta që keni vënë këtu që po të duam se për 3 minuta futemi në parlament. Ikni se asgjë nuk na pengon. Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë. 3 marsi është ditë e madhe. Në cdo rast, marshi drejt Surrelit do të jetë marshi ynë”, tha Berisha.