Tre deputetë të Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në protestën e thirrur ditën e nesërme nga Sali Berisha.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ferdinand Xhaferrajn, Kreshnik Çollakun dhe Agron Gjekmarkajn.

“Unë kisha deklaruar nisur nga skandalet e qeverisë që do marrë pjesë në protestë. Por sot pashë zotin Berisha që vuri kushte duke kërkuar që kryetari i grupit parlamentar z. Alibeaj nuk pranohet në proteste.

Z. Berisha nuk mund të na diktojë qëndrimet dhe nuk mund të bashkëpunojë duke na vendosur kushte. Duke përjashtuar kryetarin e grupit synohet të shkrihet ekzistenca jonë dhe parimet që jemi ndarë deri më tani. Unë nuk do marr pjesë në protestë”, ka shkruar Ferdinand Xhaferraj.