Sali Berisha ka sulmuar edhe ambasadorët e huaj në Shqipëri duke deklaruar se shumë prej tyre janë ‘McGonigalë të veshur me imunitet diplomatik’.
Me deklaratën e bërë, Berisha duke mos përmendur emër por duke nënkuptuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, tha se në Shqipëri ka ambasadorë që janë pengje korrupsioni të Ramës.
“McGonigal i cili tradhëtoi vendin e tij po tradhëtar ka kudo, u pagua si vrasës me pagesë për të shkatërruar opozitën me qëllim të vetëm për pushtetin e Edi Ramës ku të vidhte dhe të vinte gjoba pasanikësh shqiptarë.
Të gjitha këto për pushtetin që sipas tij mbështetej nga institucioni i FBI. Në pamje të parë ai ishte një armik, i egër i opozitës shqiptare. Por, nuk punuan më pak për pushtetin e Edi Ramës edhe Gonigalë tëtjerë.
Kujtoni deklaratat e Gonigalëve me imunitet diplomatik. Ata ishin pengje korrupsioni të Edi Ramës. Që tani struken, se mos u dalin lidhjet e Gonigalit. Mos u strukni u them, dilni se për shqiptarët jeni Gonigalët e vërtetë.