Në një postim të tij në Facebook në përpjekje për të përkujtuar masakrën ndaj 22 intelektualëve nga regjimi komunist më 1951 Berisha shkruan se ata u pushkatuan 42 vjetë më parë dhe akuzon dhe qeverinë e sotme se është pasardhëse e atyre që vranë intelektualët.
Në fakt bëhet fjalë për 72 vite më parë.
“Sali Berisha ka një lajthitje dhe në numrimin e viteve. Si sot 72më parë janë pushkatuar pa gjyq 22 intelektualë shqiptarë, por në një shënim të tij Berisha thotë se janë ekzektuar 42 vjetë më parë. Dhe e ka përsëritur këtë tre herë gjatë tekstit. Duket që nuk është lapsus, por problem logjik. Është lodhur duke numruar ditët e revolucionit me sa duket”, shkruan Mero Baze.