Presidenti Joe Biden ka deklaruar se SHBA “do të kujdeset” për një balonë të dyshuar spiune kineze që ka fluturuar në të gjithë SHBA ditët e fundit.
Deklarata e tij vjen pas presioneve të brendshme nëse mjeti i cili dyshohet se është përdorur nga Pekini për spiunazh do të rrëzohet nga Uashintoni.
Si pjesë e masave të cilat janë marrë në kuadër të sigurimit të sigurisë kombëtare, është edhe ndalimi i fluturimeve nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA në tre aeroporte.
FAA gjithashtu ka mbyllur hapësirën ajrore në brigjet e Karolinës së Jugut.