Shoqatat e prindërve dhe unionet e mësuesve vijojnë të kritikojnë ashpër investimet e prapambetura nëpër shkolla, duke u ankuar mbi kushtet e infrastrukturës së rrënuar brenda dhe përreth ndërtesave.
Gazeta Gjermane “BILD” raporton se në disa raste, kushtet e mësimdhënies janë aq të këqija sa “paraqesin rrezik real për studentët dhe mësuesit”.
Në qytetet e mëdha, shpesh ka dhunë kundrejt mësuesve ose bashkëmoshatarëve në klasa.
Sipas raportimeve, në shumë vende mungon interneti i shpejtë, kompjuterat dhe tabletat. Dhe për ta përkeqësuar gjendjen, ka mungesë mësuesish në shume vende. Kjo tregon sipas BILD se ka humbje të konsiderueshme burimesh njerëzore që ia dedikojnë kohën mësimdhënies. https://www.bild.de/lifestyle/2023/lifestyle/marode-lahmes-internet-lehrermangel-was-sind-ihre-erfahrungen-mit-deutschen-schu-82676930.bild.html