Në nisje të seancës, kryeparlamentares Lindita Nikollës iu desh t’Iu kujtojë etikën deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan foltoren e parlamentit. Gjatë fjalës së Luçiano Boçi, kryetarja Lindita Nikolla ndërhyri duke thënë se opozita po përpiqet të minojë punën e Kuvendit, pa nisur mirë seanca plenare.
“Uluni në vend! Pse kërkoni të minoni punën e parlamentit që në fillim?”, apeloi kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Ajo iu drejtua edhe deputetit Bardhi ku i kërkoi të tregojë kujdes me etikën dhe sjelljen.
“Kujdes etikën! Të kujtoj etikën dhe qytetarinë. Ju bllokuat foltoren. Duke shkelur rëndë rregulloren e Kuvendit”, shtoi ajo.
Deputeti Gazment Bardhi i kërkoi Kuvendit të anulojë ligjet e miratuara në seancë e shkuar, pasi sipas tij, këto ligje kaluan duke i mohuar zërin 54 deputetëve të opozitës dhe kjo për të është e padrejtë.
Ai po ashtu kërkoi që shefi i mazhorancës Edi Rama të kthehet në Kuvend dhe të japë sqarimi në lidhje me çështjen e “McGoningal”, ish-agjentit të FBI dhe lidhjeve të tij të pretenduara me kryeministrin e Shqipërisë.
“Ky Kuvend ka një rregullore dhe në procesverbaloijhnn që na keni sjell. Në procesverbal mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Ju vetëm nga frika e një skandali, që kryeministri përballët me opozitën, i hoqën seancën e shkuar i hoqët të drejtën e fjalës 54 deputetëve të opozitës. Mos u bëni mburojë për Edi Ramën, të vijë dhe të japë llogari. Miratuat ligje pa fjalën e 54 deputetëve të opozitës”, tha ai.