Deputeti i PS Erjon Braçe ka ironizuar deputetin e PD-së Edmond Spaho për rënien e bilbilit në sallën e Kuvendit. Në fjalën e tij ai tha se Spaho ka katër orë i bie bilbilit dhe me ironi tha se do i ngelet emri me germa të arta në mes të Kuvendit. Më tej ai tha se ndjen keqardhje që nuk e zëvendësoi asnjeri.
“4 orë e 16 minuta që u torturua. I fryen bilbilit sa edhe një fyell rënës nuk do të kishte fuqi ti binte. Është rekord Guines,. Do i mbetet emri aty. Me fuqinë që ka Spaho do të vazhdojë që ti bjerë edhe 10 herë më shumë. Si ka mundësi që nuk e zëvendësoi asnjë nga ju. Po ben robi një sakrificë për kolegun që ka në krah.
Po e merr i thotë O Mondi po lërë se i bie unë bilbilit për ti”, – tha Braçe.