Shtyhet sërish gjyqi për dosjen “Babalja” në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ka shtyrë për në 7 mars në orën 09:30 seancën për deputetin e PD, Ervin Salianji, për dosjen “Babalja”.
Deputeti i PD-së Ervin Salianji nuk është paraqitur në seancë dhe as avokati i tij, Ledio Braho. Përmes një shkrese avokati Braho kërkonte shtyrje, pasi nën funksionin e anëtarit të KAS në KQZ, ishte pjesëmarrës në një aktivitet ne Llakatund e Novoselë në Vlorë. Sipas tij, aktiviteti me temë “Me romët, për romët” organizohej nga ambasada britanike në Shqipëri.