I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar për herë të parë çështjen McGonigal, ku ka deklaruar me zë dhe me figurë se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk janë cenuar aspak.
Në një kohë kur opozita e Sali Berishës pretendon ka pasur një krisje të raporteve mes 2 vendeve e me këtë justifikim ka thirrur edhe protestë, zyrtari i lartë i SHBA konfirmon se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.
Ky është reagimi i parë nga një zyrtar i lartë amerikanë për çështjen McGonigal, ku tha se kjo çështje i takon FBI.
“Shqipëria është aleate e NATOS dhe pjesë e këshillit të sigurimit, çështja MC Gonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI”, tha Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë.