Një studim i publikuar së fundmi ka dalë në përfundimin se Toka do të kthehet në një copë hekuri e drejt shkatërrimit kur dielli të vdesë. Megjithatë fatmirësisht një gjë e tillë nuk parashikohet të ndodhë shpejt, pasi dielli ynë është ende rreth katër deri në pesë miliardë vjet larg nga fundi i tij. Të gjithë yjet, duke përfshirë diellin tonë, bashkojnë hidrogjenin në bërthamat e tyre; kështu ata prodhojnë të gjithë nxehtësinë dhe dritën e tyre. Por shkrirja e hidrogjenit lë pas një nënprodukt: heliumin. Ndërsa dielli plaket me miliarda e miliarda vjet, gjithnjë e më shumë helium grumbullohet në bërthamë.
Kjo e bën më të vështirë për diellin të shkrijë hidrogjenin, (heliumi është një lloj ndotje për të). Për të kompensuar këtë dhe për të qëndruar në ekuilibër, thelbi i diellit gradualisht bëhet më i nxehtë me kalimin e kohës. Rezultati përfundimtar: Dielli po bëhet më i nxehtë. Në epokën e dinozaurëve dielli ishte më i vogël dhe më i zbehtë se ne sot. Kështu mendohet se rreth 500 milionë vjet më vonë Toka do të vdesë. Dielli i mbinxehur do të shkaktojë një ngjarje apokaliptike duke e kthyer planetin në një serë. Oqeanet tanë do të avullojnë, duke larguar avujt e tyre në atmosferë, e duke bllokuar më shumë nxehtësi pranë sipërfaqes. Kjo do të rrisë temperaturën e Tokës. Brenda rreth 100 milion viteve, oqeanet tona do të thahen plotësisht. Pa lubrifikimin, tektonika e pllakave që tërheq karbonin dhe gazrat e tjerë poshtë kores do të ndalet. Atmosfera jonë do të fryhet dhe do të largohet. Jeta mund të gjejë strehë në ndonjë xhep me hije ose thellë nën tokë, por bota që ne njohim dhe e duam do të zhduket