Që prej daljes nga shtëpia e BBV, retorika e Bledi Manes ndaj Luiz Ejllit është e njëjtë. Sipas tij ky i fundit nuk ka lënë asnjë gjurmë në muzikën shqiptare, madje çmimet i ka marrë falë nepotizmave dhe marrëdhënieve të hershme me ish politikanen demokrate, Jozefina Topalli.

Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në ‘Big Brother Fan Club’, Bledi ka zgjedhur edhe kësaj here të flasë pa doreza për këngëtarin të cilin ende e cilëson si mashtrues.

“Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Çmimet e para nuk i ka marrë Luizi, çmimet e para i ka marrë Jozefina”.

Por ai tregoi se tek Luizi i pëlqen energjia dhe mashtrimet që bën në rrjet.

“Luizi më pëlqen për energjinë, dallaveret, mashtrimet, pra brenda tij ke shqiptarin tipik të tranzicionit. Luizi mund të të bëj gol në sy dhe me atë energji ti e pranon që është gol dhe do qeshësh. Nga java e tretë do kishte dhe përplasje, mbase dhe personale. Do nxirrja kokën si gazetar e mbase do nxirrnim eksplorime të njëri-tjetrit. Luizi është frikacak po me tonalitetin e zërit e bën gangster, trim. Ai ka ulur poshtë, nuk bëjnë asgjë pa Luizin, madje Luizi kishte 2 orare kur flinte gjumë e ndërkohë që shpia binte në qetësi.”